“PD ka dalë nga një periudhë krize 2-vjeçare”, Çollaku: “Një mrekulli”, bëri që PD të mbijetonte. Ka kockë të fortë tani

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, shkruan në rrjetet sociale se “PD ka dalë nga kriza 2-vjeçare”.

Ditën e djeshme, u zhvilluan zgjedhjet për kreun e PD-së, ku pa shumë surpriza fitues ishte Lulzim Basha përballë Gjergji Hanit.

Çollaku shprehet se konflikti ka lënë gjurmë, megjithatë, “një mrekulli”, bëri që PD të mbijetonte. Pjesëmarrjen prej 18 mijë anëtarësh që votuan nga 25 mijë në total, deputeti e quan një mbështetje të qytetarëve.

Kreshnik Çollaku: Partia Demokratike ka dale nga nje periudhe krize te paprecedente dyvjecare.

Percarje, sulme, dhune verbale e fizike, urrejtje e erret ndaj njeri-tjetrit si ne asnje rast ne partite politike ne rajon e kontinet.

E gjitha kjo histori dramatike konflikti sigurisht ka lene vragat e veta te cdo individ ne Partine Demokratike.

Asnje grupim njerezor ne asnje vend te rajonit e te kontinentit mbas gjithcka ka ndodhur nuk do tia kishte dale te mbijetonte as si emer e as si grupim.

Me Partine Demokratike ne fakt e nuk e di per cfare lloj mrekullie kjo nuk ndodhi.

Dje mbi 18 mije antare aktiv te saj duke sfiduar sulmet,fyerjet,bullizimin nga nga brenda apo jashte dhane shenjen se PD eshte ne jete dhe me kocke te forte.

Ata 18 mije antare te PD dje, ashtu se mbi 105 mije votues ne 14 maj.. jane sinjal i sigurt se PD me mbeshtetjen e qytetareve te thjeshte dhe me mbeshtetjen e qarte te partnereve tane strategjike SHBA,BE,Britani e Madhe ka cdo mundesi te Ringrihet si nje force e afte per te qeverisur vendin.

Qytetaret e demokratet e dhane shenjen dhe besimin e tyre.

Eshte detyrim i cdo kujt duke filluar nga Lulzim Basha dhe cdo antar tjeter i PD ta justifikoje kete besim,si nje detyrim qe kete shenje ta shnderroje ne mundesi per te kthyer Partine Demokratike ne forcen qeverisese te vendit dhe garanci per nje Shqiperi me te mire.