PD zgjedh kryetarin, Gaba: Partia Demokratike prej 2 vitesh gjendet në agresion për problemet personale të një personi

Këtë të shtunë, data 29 korrik 2023, u vendos të ishte data që do përcaktonte kreun e ri të Partisë Demokratike.

Një garë, mes Lulzim Bashës, i cili numëron tashmë 4 mandate si kryetar dhe përballë tij, ishte një ish i burgosur politik, Gjergj Hani, një figurë jo aq e njohur për mediat.

Dhe ashtu sicc pritej, në përfundim të procesit të numërimit të votave, Lulzim Basha është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike me 16 196 vota.

Lidhur me këtë garë anëtari i Kryesisë së PD-së Gentian Gaba në një intervistë për “Ora News” deklaroi se pas votimeve të sotme, do të nisë një epokë e re për opozitarizmin shqiptar.

“Partia Demokratike prej 2 vitesh gjendet nën një agresion për problemet personale të një personi, që është Sali Berisha.

Zgjedhjet e sotme që PD të dalë nga pasiviteti për të pasur një opozitë te re”, u shpreh ndër të tjera Gaba.