Të dënuar në Belgjikë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të vëllezërve Bardhok dhe Kastriot Shota
Prokuroria e Posacme ka dërguar kerkese për konfiskim të pasurive për 4 shtetas të cilë më heret kanë qënë subject ligji.
SPAK i ka kërkuar gjykatës së posacme konfiskim e pasurive të vëzervëve Bardhok dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë. Sipas deklaratës për mediat ata janë hetuar dhe janë dënuar në Mbretërinë e Belgjikës në vitin 2015 për vepra penale të ndryshme, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal të lidhura me drogën.
Ndër të tjera thuhet se Gjatë vitit 2020 dhe 2021 janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp. Spak kërkon konfiskimin e 4 apartamenteve dhe një abense me bodru.
Subjketi i dyte ka të bëjë më shtetasin Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë për “Trafikim i substanacave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Veip Ormënaj, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.Këtij shtetasi spak kërkon ti konfiskohet 8 apartamente si dhe dy llogari bankare.
