Mercedes-Benz vs Volkswagen/ Shqiptarët preferojnë Benzin, vit prodhimi 2000-2010, naftë e kambio manuale

Një raport i INSTAT mbi karakteristikat e mjeteve rrugore për vitin 2022 tregon se shqiptarët vijojnë të kenë Mercedes-Benzin si markën e preferuar të makinave. Gjithashtu gjatë raportit, sa i përket llojeve më të përdorurat janë makinat e viteve të prodhimit 2000-2010, me naftë dhe kambio manuale.

Mercedes Benz dhe Volkswagen janë markat e makinave që garojnë kokë më kokë si më të përdorurat në Shqipëri.

Sipas raportit të INSTAT, Benz renditet në vend të parë me 1000 mjete më shumë se Volksëagen e cila renditet në vendin e dytë.

Por po ashtu në pronësi janë më shumë mjete të prodhimit mes viteve 2 mijë dhe 2 mijë e dhjetë  me 423.783 të tilla, rreth 130 mijë janë prodhuar para këtij afati. Por një rritje është vënë re te makinat e reja të dala nga fabrika pas vitit 2011 duke shkuar në mbi 79 mijë.

Ndërkaq, motorRat me naftë janë më të përhapura me rreth 470 mijë në total kundrejt 107 mijë që janë me bensim. Ndërkohë autoveturat me lëndë djegëse bezinë-gas janë rreth 57 mijë.

Makinat elektrike shihen si e ardhmja dhe që do të ulin ndikimin e ndotjes në mjedis, por në shqipëri preferencat për to janë të vogla. Sipas instat deri në dhjetor të vitit të shkuar në shqipëri ishin vetëm 1.245 të tilla.

Autoveturat me kambio manuale zënë pjesën dominuese me 388 mijë dhe rreth 280 mijë prej tyre janë automatike.