Pas Peshtanit digjet dhe Shtyllasi në Fier, zjarri shumë afër banesave dhe varrezave
Pa u shuar ende mirë vatrat e zjarrit në Peshtan një tjetër zjarr masiv ka përfshirë Shtyllasin. Tre zjarrfikëse në terren , ndërkohë që priten përforcime. Pranë vatrës së zjarrit ndodhen dhe banesa.
Zjarri ka përfshireë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj ndërkohe që ky është viti i dytë që flakët përhapen në të njëjtin vend. Banorët dyshojnë se zjarrvëniet janë të qellimshme për të hapur kullota të reja.
Flakët janë afruar jo vetëm shumë pranë banesave duke alarmuar banorët por edhe pranë varrezave publike të fshatit.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka , ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e menjëhershme pasi zjarri u afrua shumë pranë banesave. Ndërkohë një vatër vijon të jetë aktive por ndodhet larg zonës së banuar.
Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse të cilat janë në gatishmëri të plotë për neutralizimin e zjarrit.

