Të dyshuar për vrasjen e Albert Dedës në Padova, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Auroritete italiane kanë arrestuar dy shqiptarë të akuzuar për vrasjen e Albert Deda 24 vjeç, natën e 23 korrikut në Padova. Dy shqiptarët 19 e 24 vjeç akuzohen për vrasjen e Dedas dhe për tentativën e vrasjes së 2 shqiptarëve të tjerë.

Dy autorët e krimit u kapën 20 km larg kufirit italian me Slloveninë ndërsa po tentonin të arratiseshin nga Italia.

Policia italiane po heton te zbardh motivet e këtij krimi. 

Vrasja e Albert Deda ka ndodhur në apartamentin e tij në rrugën Dorighello të lagjes Forcellini, në Padova. Sipas dëshmitarëve mes tyre ka pasur një sherr të dhunshëm e viktima është goditur në shkallët e pallatit.

2 shqiptarët e arrestuar kanë plagë thike në duar e kanë ndërruar rrobat ndërsa tentuan arratisjen. Në momentin e arrestimit mbanin veshur rroba të reja ende me etiketë e automjeti i tyre tip Renault Clio është identifikuar nga telekamerat e sigurisë rrugore duke arritur dhe arrestimin e tyre.

Të dyshuar për vrasjen e Albert Dedës në Padova, arrestohen