Zjarret apokaliptike, banorët e Rodosit rrëmbejnë motosejkat dhe lopatat dhe i bashkohen betejës kundër flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 17:09
Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë kritike, ku zona më alarmate është ajo në Rodos. Flakët po përhapen dhe fshati Malona rrezikohet të përfshihet nga zjarri, raporton Protothema.
Banorët e zonës i janë bashkuar betejës për shuarjen e flakëve, duke u përpjekur me çdo mënyrë t’i kufizojnë ato në mënyrë që fronti të mos bëhet i pakontrollueshëm dhe akoma më shumë toka të digjen dhe të shkatërrohen prona.
Në videot e siguruara nga mediat vendse burra dhe gra shihen të transportojnë ujë me automjetet e tyre dhe në të njëjtën kohë presin pemë për të kontribuar në punën për kufizimin e përhapjes së zjarrit.

