Gjirokastër, krijuan skemë mashtrimi me TVSH-në, nën hetim 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Tre shqiptarë dhe tre dhe shtetas italianë janë vënë nën nga prokuroria hetim pasi akuzohen se krijuan skemë mashtrimi dhe përfituan shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe kompani të rreme.

Këtë operacion e ka ndjekur policia e gjirokastreës e cila ka njoftuar se në kuadër të hetimeve është bërë sekuestro te llogarive bankare në shumat 1 milion e 300 mijë lek si dhe 13 milion lek të rinj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me

TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Këto skema mashtrimi për të cilat dyshohen shtetasit e sipërpërmendur po hetohen për lidhjet me shtetasin italian V. R., i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2009 dhe 2013, nga strukturat e policisë tatimore në Caltanissetta të Italisë, për “Mashtrim tatimor për miliona euro, e kryer nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm dhe metodik të faturave false, për mallra dhe shërbime të pakryera apo të kryera për shuma dukshëm më të ulëta”.

Në vazhdën e këtë hetimeve policia ka kontrolluar tre subjekte ne Tiranë. Nga kontrollet u zbuluan 19 vula të subjekteve të ndryshmë tregtare që dyshohet se janë mbajtur për të ushtruar aktivitetet kriminale. Personat nën hetim - I. Q., E. B. dhe Z. K., shtetas shqiptarë dhe

- A. D., S. C. dhe S. C., shtetas italianë, akuzohen për "Fshehja e të ardhurave", "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Dhënia e informacioneve të rreme", "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve