Avokatët nuk kishin gati konkluzionet, shtyhet për në shtator procesi për inceneratorin e Fierit

Avokatët e Klodian Zotos dhe Lefter Kokës kërkojnë më tepër kohë për të bërë mbrojtjen lidhur me procesin ndaj inceneratorit të Fierit.

Seanca e radhës u la më 6 shtator ku do parashtrohen argumentat e mbrojtjes së disa prej të pandehurve.

Ndërkohë, gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit, pasi shkak për shtyrjen e bë mos përgatitja e avokatëve, ndërsa u paralajmëruan këta të fundit se do të ketë masa, nëse nuk do jenë gati edhe në seancën tjetër për të paraqitur mbrojtjen