Digjen 491 bimë kanabis të kapura në Librazhd
Forcat e policisë të paisur edhe me dronë kanë vijuar edhe të dielën kontrolle në territor për zbulimin e parcelave me kanabis. Në Orenj të librazhdit u zbuluan 491 bimë narkotike të cilat u dogjën në vend. Por sërish autorët duket se kanë pikasur forcat e rendi duke u larguar.
Kjo është sasia e tretë e zbuluar në zonë përmes operacionit "Çereshta", duke asgjësuar në total 1163 bimë dhe dy persona janë shpallur në kërkim.
Edhe në krujë përmes dronëve është zbuluar një parcel me 609 rrënjë të cilat policia i deklaron se u shkatërruan në vend. Në këtë zonë operacioni është koduar.
“Territor i pastër” dhe në 31 raste brenda vitit janë gjetur.
17 955 bimë narkotike kanabis.
Një tjetër grup policor vijon kontrollet edhe në alpe ku po ashtu janë zbuluar sasi të mëdha me kanabis të kultivuar apo në fazë të kubikëve.
Sinjalizime për këtë veprimtari të paligjshme, policia shqiptare merr edhe përmes guardia di finanza me monitorimin nga ajri të avionit që prej vitesh kryen fluturime në Shqipëri.
Po ashtu dhe kryepleqtë kanë detyrimin të raportojnë për parcelat e kultivuara me kanabis.
