Kriza e opozitës, Kikia: Në PD s’po ndodh asgjë demokratike, janë të përçarë dhe pa vullnet për ndryshim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 15:54
Për analistin Mentor Kikia, Partia Demokratike është zhytur në një batak përçarjeje ku asgjë nuk po ndodh edhe pse rezultati i zgjedhjeve të 14 majit e kërkon një diçka të tillë.
Në nj ëintervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, Kikia e cilësoi shumë të rëndë situatën në PD ku s’po ndodh asgjë demokratike.
“Ata janë të përçarë dhe pa vullnet për ndryshim. Kjo demonstrohet me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të saj, ndërkaq nga ana tjetër vijon i njëjti qëndrim, ku duket se palët janë të kënaqura me këto pozicionime”, u shpreh ndër të tjera analisti Mento Kikia.

