Balla takon Zveçlën: Diskutuam për radhët e gjata për të hyrë në Kosovë, siguracionet të mos priten në kufi

Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë Xhelal Zveçla dhe Taulant Balla u takuan të hënën në pikën kufitare të Morinës. Balla tha se janë konsultuar me homologun e tij për radhët e gjata të pritjes së emigrantëve për shkak të sigurcioneve që duhen prerë në kufi. Ndërkohë, asnjëri prej ministrave nuk komentoj marrëdhënien e brishtë Rama-Kurti.

Takimin e parë me një homolog, Taulant Balla e bëri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Zveçla.

Të dy ministrat u takuan në pikën Kufitare të Morinës.

Balla tha se arsyea e takimit ishte radha e gjatë e pritjes për emigrantët që hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës, ndërsa tha se janë duke punuar për një zgjidhje për siguracionet e makinave.

"Ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe jo vetëm, udhëtarë nga vend etë dnryshme që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës. Për shkak se për të gjitha targat me përjashtim ato shqiptare do të duhet të pajisen me siguacion, kjo merr një kohë të caktuar.

Ti japim një zgjidhje që të pajisen me siguracion, tëmos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por një propozim ka qënë brenda një kohe të caktuar sapo hynë në territorin e Kosovës ose brenda një distance të caktuar," tha ai.

As Balla e As Zveçla nuk komentuan marrëdhënien e brishtë të shefave të tyre Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Por, pavarësisht e dy shefat e qeverive në Tirnë e në Prishtinë po kalojnë një periudhë Krize Taulant Balla paralajmëroi shtim të takimeve mes dy ministrive.

"Është një gjë e mirë që ka një shkëmbim shumë të madh mes dy anëve të kufirit. Aryeja e këtij takimi është një kërkesë e imja e bërë javën e shkuar gjatë një takimi me ministrin Zveçla me të cilin mos u habisni unë do takohem shumë shpesh sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura që duhet të zbatohen," tha ai.

Takimi me Ministrin e Brendshëm të Kosovës ëshë edhe takimi i parë rajonal që Balla Zhvillon një javë pasi mori detyrën e Ministrit të Brendshëm.