Doli kundër zgjedhjes së Bashës, Kryesia e PD-së hakmerret ndaj Bardhit, ia heq vulën dhe ia jep “të besuarit”...

Nuk ka qetësi në Partinë Demokratike. 

Kjo pasi pak orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu pergjig pozitivisht kërkesës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, kryesia e PD-së ka marrë një vendim për t’i marrë atij vulën e partisë.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Ky hap i mbështetësve të Bashës në kryesinë e PD-së vjen, pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar në 29 korrik për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë.

Doli kundër zgjedhjes së Bashës, Kryesia e PD-së hakmerret