Rrezikoi të mbytej në plazhin e Shëngjinit, pushuesja dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 09:35
Një shtetase kosovare ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.
Ajo është nxjerrë nga pushuesit e tjerë në breg, dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës.
Burime bëjnë me dije se pushuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka konsumuar shumë ujë.