Përgjaket aksi Lezhë-Shkodër, makina përplaset me zetorin, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të sotme. Dy persona kanë mbetur viktimë në një përplasje fatale në kryqezimin e Kallmetit. Rreth orës 05:00 automjeti tip fiat ka goditur nga pas rimorkion e një zetori.

Si pasojë drejtuesi i makinës shtetasi P.M  56 vjeç banues në tale të lezhës dhe pasagjeri M.Gj 54 vjeçar kanë humbur jetën. Në pyetje për ngjarjen është marrë drejtuesi i mjetit bujqësor A.T banues në gjocaj. Po ashtu ai është dërguar në spital ku i është dhënë ndihma e parë si pasojë e plagëve që mori nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilët kanë mbledhur provat materiale për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Duket se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa duket se fund ii karrelit të zetorit ka thyer xhamin e makinës duke u future edhe në të.

Ndërkaq mjeti bujqësor nga goditja dhe forca ka devijuar nga rruga duke përfunduar në kanal.

Vetëm të premten u shënuan 8 viktima nga aksidentet në rrugë , ndërsa përgjatë 10 ditëve dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.