Aksident me vdekje në Përmet, humb jetën 45-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2023, 07:06
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 20:45, në rrugën rurale të fshatit Mbrezhdan, Përmet.
Dyshohet se shtetasi G. H., rreth 45 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës dhe si pasojë motoçikleta ka dalë nga rruga.
Shtetasi G.H, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.