Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset një nga shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 21:16
Një aksident është raportuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Pllanë.
Bëhet me dije se dy automjete të tipit Benz janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ndërkohë drejtuesi i njërit prej automjeteve është transportuar në spitalin e Laçit.
Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar.