E rëndë në Greqi, humb kontrollin e motoçikletës dhe përmbyset në rrugë, vdes 36-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 16:50
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar motoçikletën, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.
Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
