Vrasja e Nikolin Marku Lekstakaj, gjendet një automjet i djegur në Gjadër, brenda kishte një kallashnikov

Një automjet i djegur është gjetur nga policia e Lezhës pas vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj bën më dijë se automjeti me xhama të zinj, është gjetur në zonën e Gjaderit të Lezhës. 

Nga kontrolli i policisë brenda saj është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.

Nga verifikimet dhe provat e deri tanishme policia përveç pistës së gjakmarrjes po përforcon edhe pistën e hakmarrjes.

Sipas hetuesve viktima në fjalë ka pasur disa konflikte në të kaluarën që nuk lidhën më gjakmarrjen.

Nga zona ku ka ndodhur vrasja e deri tek vendi ku është gjetur makina e djegur llogariten rreth 10 km çka autoreve iu është dashur më pak se 10 min për të shkuar në atë zonë dhe për ta djegur makinën.

"Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime." - njofton policia.