Qeveria përballë skandaleve, Neza: Në dosjen me mbi 400 emra edhe deputetë e ministra, Ahmetaj nuk dorëzohet
Analisti Sami Neza i ftuar në Ora News deklaroi se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk do të dorëzohet.
Sa i takon dosjes voluminoze ai tha se janë të përfshirë mbi 400 emra, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të administratës publike, njerëz të zyrave të ndryshme, përfishë deputetë dhe ministra.
"Nisur nga deklarata e avokatëve por dhe nga prononcimet që ka bërë vetë ish-zv.kryeministri. Nuk do kemi dorëzim të tij të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë. Madje e kanë thënë drejtpërdrejtë që nuk do ketë dorëzim të tij deri në thellimin e procesit të hetimit, deri në përfundim të gjykimit të tij.
Dosja është voluminoze, është 320 faqe, ka mbi 400 emra që përveçse janë biznesmenë janë dhe zyrtarë të administratës dhe ish-zyrtarë të lartë të administratës publike, njerëz të zyrave të ndryshme, përfishë deputetë dhe ministra. Është përfshirë e gjithë hierarkia e menaxhimit të parave të pushtetit në Shqipëri," tha ai.
