Zhurmë e shamatë/ Çfarë ndodhi në Kuvend në seancën e fundit para pushimeve
Në seancën e fundit para pushimeve verore, deputetët prodhuan edhe një herë spektakël, me zhurmë, pankarta e debate. Demokratët kërkon kryeministrin Rama të enjten në Kuvend, ndërsa socialistët të relaksuar shikonin sherrin kryesisht nga vendet e tyre.
Në temperaura ekstreme të larta, deputetët hynë në kuvend në orën 10:00 në sreancë ne fundit, para se të shkojnë me pushime.
Saimir Korreshi kishte marrë edhe një shalqi me vete nga Lushnja.
Shalqiri ishte bosh, ndërsa brenda tij kishte një kastravec, për të simbolizuar fondet IPARD II dhe III të BE.
Që seanca do ishte e nxehtë, jo nga temperaturat por nga debatet u pa që në fillim.
Deputetët e opozitës mbushën sallën me pankarta.
Kryeministrin Edi Rama, i cili zgjodhi të mos vinte në kuvend ishte aty përmes dhjetëra fotove të printuara me ngjyra të opozitës.
Pak metra larg foltores për herë të parë në karrigen e Ministrit u ul Taulant Balla.
Paraardhësi i ballës zuri vendin krah Jurgys Qyrbjës në grupin e PS.
Teksa opozitarët ulërisnin në foltore për shumë probleme, kabineti qeveritar dukej më i relaksuar.
Disa diskutonin, disa rrinin në telefon e disa të tjerë dëgjonin.
Teksa Berisha fliste, në krah të tij qëndronte i palëkundur Flamur Noka.
Demokratët nuk rezistuan gjatë, bllokuan disa herë foltoren.
Saimir Korreshi nuk i ndahet bujqësisë, inatin duket se e ka me ministren Frida Krifca e cila nuk heziton edhe të debatojë me të.
Në gjithë këtë debat e zhurmë, shumica e deputetëve socialistë shikonin telefonin e tyre.
Disa shikonin statuse në facebook, disa bisedonin në ëhsts app, e disa të tjerë lexonin.
Pavarësisht se rezitoj gjatë, Sali Berisha gjeta një vend për të pushuar, jo në vendin e tij.
Ndërsa Saimir Bala, theksoi angazhimin për rritjen e marrëdhënieve me Arabinë Saudite në të gjtiha fushat.
Me tre dëgjesat e fundit Komisioni përfundoi paraqitjen e listës prej 12 kandidatët që pas votimit në parlament do të dekretohen nga presidenti.
