FSHF ndryshon edhe formulën e Kategorisë së Parë, ja detajet e formatit të ri

Kategoria e Parë nuk do të jetë më e njëjta pasi Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimin për të ndryshuar rrënjësisht edhe formulën e funksionimit të këtij kampionati. Në këtë edicion të ri do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë. Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së mëposhtme:

FSHF ndryshon edhe formulën e Kategorisë së Parë, ja detajet

FSHF ndryshon edhe formulën e Kategorisë së Parë, ja detajet

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:

3-6
4-5


Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale.

Pas 3 fazave skuadrat e renditura në vendin e 11-tё dhe 12-tё zbresin në Kategorinë e Dytë.

Skuadrat e renditura në vendin e 9-të dhe 10-të do të luajnë ndeshje finale play-out me skuadrat fituese të play off të Kategorisë së Dytё Grupi A&B.