Balluku në SHBA: Shqipëria në 2030 do të rrisë në 54.4 % përdorimin e energjisë së rinovueshme
Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga New York, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Balluku tha se, “ky ishte një takim, i cili parapërgatit atë që do të ndodhë në Samitin e shtatorit, ku të gjitha vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes, i cili do të shërbejë për të ardhmen dhe për të arritur të gjitha targetet e vendosura në axhendën e vitit 2030”.
Balluku parashtroi objektivat e qeverisë për rritjen e investimeve dhe të përdorimit të energjisë së rinovueshme.
“Shqipëria, Qeveria Shqiptare dhe parlamenti shqiptar kanë kohë që angazhohen për këtë axhendë dhe ne jemi të sigurtë që do të arrijmë shumë prej këtyre trageteve, siç është rasti i targetit të energjisë së rivovueshme”, tha ajo.
Balluku theksoi se, “gjatë vitit të kaluar ne kemi përdorur 42% energji të rinovueshme në shkallë vendi dhe targeti i vitit 2030 është i parashikuar në 45%, duke e bërë kështu Shqipërinë shumë afër këtij targeti”.
“Krenare për çfarë kemi arritur dhe të bindur se kemi ende shumë për të bërë”, u shpreh Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ajo shprehu, bindjen se targeti për Shqipërinë në axhendën 2030, do të jetë rritja e përdorimit të energjisë së rinovueshme përtej parashikimit 45%, në masën 54.4%.
Balluku tha se, “ne kemi vendosur që targeti për Shqipërinë në axhendën 2030 të jetë targeti 54.4%, duke e bërë vendin tonë si një nga shembujt më të mirë për t’u marrë, jo vetëm për Ballkanin, por edhe Europën”.



