Ekonomi: Punonjësit qeveritarë, akses në dosjen e tyre online përmes E-Albanias

Punonjësit qeveritarë kanë tashmë mundësi përmes E-Albanias të njihen me dosjen e tyre online.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ndau sot një video me hapat që duhet të ndiqen nga punonjësit qeveritarë për të aksesuar këtë shërbim.

Ekonomi thekson se, çdo drejtues institucioni krijon dhe administron dosjen e personelit në varësi të tij.

“Me shërbimin elektronik “Dosja e punonjësit qeveritar në DAP” i vendosen në dispozicion punonjësit të dhënat e dosjes së tij online . Shërbimi i kërkuar merret menjëherë”, shton Ekonomi.

“Dokumenti është i vlefshëm, për sa kohë një qytetar është në marrëdhënie pune si punonjës qeveritar”, shprehet ministrja Ekonomi.