Ekonomia shqiptare rënkon/ Raporti i INSTAT: Bien eksportet dhe importet
Në raportin e fundit të Institutit të Statistikave bëhet e ditur se eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, ccka rezulton me një rënie prej 17 për qindësh në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4,0 % më pak nga rezultati i Majit të këtij viti.
Edhe importet janë tkurrur me 7 për qind duke kapur një vlerë prej 75 miliardë lekësh. Në këto kushte thuhet se Defiçiti tregtar arriti në 37 mld lekë.
Edhe si gjashtë mujor shifrat janë negative me 7 për qind më pak dhe me një shifër prej 234 mld lekë në eksporte, ndërsa mallrat e huaja që hyjnë në Shqipëri ranë me rreth 2 për qind.
Materialet që nisen nga shqipëria drejt BE që kanë shënuar rënien më të madhe janë materialet e ndërtimit me 17 për qind duke vijuar me mineralet, energjia elektrike dhe lëndët djegëse, që janë kanë një sasi prej 9 për qindësh më pak të nisura jashtë territorit.
Vlerë negative kanë shënuar dhe produktet kimike. Dërsa prodhimet ushqimore, pijet dhe duhan kanë shënuar rritje me rreth 5 për qind.
Sa i përket importeve rënie ka në minralet dhe energjia elektrike dhe tek tekstilet. Ndërsa rritje janë regjistruar në makineritë dhe pjesët e këmbimit
Rënien më të madhe në qershor për kërkesë të mallrave shqiptare e ka pasur spanja dhe greqia me rreth 40 për qind secila dhe italia me 9 për qind.
Ndërsa vihet re se janë dërguar më shumë mallra drejt Ukrainës me rritjen prej 63 për qindësh dhe zvicra me 34 për qind.
Për të njëjtin muaj nga Rusia janë dërguar 77 për qind më pak produkte dhe nga kosova ka një tkurrje prej 46 të prodhimeve që kanë hyrë në territorin tonë.



