Rriten kreditë për shtëpi
Kërkesat për kredi me qëllim blerjen e apartamenteve vazhdojnë të jenë në rritje. Banka e Shqipërisë në analizën e fundit bën të ditur se kjo kategori përbën 24.4 për qind të të gjithë huave që dhanë institucionet financiare.
Në fakt në vitin 2022, por edhe më pas, cmimet për blerje të banesave kanë pasur rritje të ndjeshme, por dhe kërkesa për sigurimin e strehës ka shënuar interest të lartë.
Në vend të dytë renditet kërkesa për overdraft të marra prej bizneseve si për blerjen e pasurive të paluajtshme me 18 për qind ashtu edhe për përdorime të tjera me 14 për qind.
Euro dhe dollari kanë shënuar një rënie të ndjeshme duke nisur nga janari, por Portofoli i kredive të dhëna nga bankat vijon të jetë i lartë në valutë të huaj që zënë 51.4%.
Por duket se edhe stabiliteti i të ardhurave për të shlyer pagesat nga marrja e borxhit është në situatë pozitive. Kjo reflektohet në rënien e kredive të këqia që kanë arritur në 4.99% ose në një shumë prej 35.7 miliardë lekë. Ndërkohë, portofoli i kredive rezulton në rritje prej 43.96 miliardë lekësh ose rreth 6.55% gjatë këtij vit.
Megjithatë për shkak të agresionit rus në ukrainë banka e shqipërisë ka evidentuar dhe rritje të normës së interesit, cka përkthehet në kosto të shtuar për paguesit.
Përballë rrezikut që mund të sjellin në raste të ndryshme pamundësi shlyerje Banka e Shqipërisë nisi një diskutim me përfaqësuesit e institucioneve financiare duke u kërkuar analizë më të plotë.