Fondet për bashkitë u rritën me 4% në 2022, 930 milion euro të mbledhura

Fondet në total për të 61 bashkitë e vendit kanë shënuar një rritje me 4 për qind në vitin e shkuar, duke mbledhur në buxhet rreth 930 milionë euro. Sipas studimit të co plan ndikimin më të madh e ka pasur taksa në infrastrukturë e cila vjen nga ndërtimi i pallateve apo banesave të reja, si dhe nga investimet në infrastrukturë.

Të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan rreth 31% të burimeve totale në dispozicion, në rritje me rreth 7% në terma vjetorë. tarifat  ishin kontribuues kryesor duke përfaqësuar rreth 38% të të ardhurave në këtë kategori dhe duke rezultuar në një rritje vjetore me rreth 12%.

nga taksat vendore, ndonëse përfaqësojnë rreth 59% të të ardhurave, dhanë kontribut pozitiv më të ulët në ecurinë e përgjithshme të të ardhurave nga burimet vendore.

Veçohet se taksa mbi pasuritë e paluajtshme ende nuk po jep efektet e pritura në buxhetet vendore. Problematikat në zbatim, veçanërisht për taksën e ndërtesës, pengojnë shfrytëzimin e plotë të potencialit që paraqet kjo taksë për bashkitë.

Në vitin 2022, nga taksat mbi tokën bujqësore, truallin dhe ndërtesën u mblodhën rreth 5.3 miliardë lekë, nivel ky më i ulët se një vit më parë.

Në document thuhet se edhe shpenzimet e kushtëzura,a për pagesat për personelin kanë shënuar rritje të ndjeshme. Në të kundërt, investimet e kryera me fonde të veta të bashkive, ndonëse në rritje vjetore, shënuan vlera të ulëta në dy vitet e fundit.

Në vitin 2022, bashkitë shpenzuan rreth 98 miliardë lekë ose 930 milionë euro, në rritje me rreth 4% në terma vjetorë.

Në terma nominalë, shpenzimet kapitale shënuan një nivel prej rreth 11.6 miliardë lekësh, në rënie me rreth 7% në terma vjetorë.