Vjedhja e 40 mijë € në Exchange-n në Astir, biçikleta u fsheh në garazhdin e motrës së një të akuzuari për vrasje
Garazhdi në të cilën autori i vjedhjes së pikës Exchange në Astir Artur alias Marjues Tafani përdori për të fshehur biçikletën rezulton se është në përdorim nga motra e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ky shtetas për të cilën hetuesit shprehen të rezervuar, është i dyshuar për vrasje dhe aktualisht ndodhet në burg.
Sipas dinamikës në të cilën kanë zbuluar hetuesit, autori i vjedhjes, 39 vjeçar pasi ka grabitur rreth 40 mijë euro në Astir ka lëvizur me biçikletë drejt një garazhdi në Astir ku e ka lënë aty dhe më pas ka marrë një taksi për tu larguar pa gjurmë.
Në momentin që hetuesit kanë vëzhguar kamerat e sigurisë ka rezultuar se në garazhin e ndodhur rreth 1 km nga vendi i ngjarjes është zbuluar biçikleta dhe një makinë. Mjeti pas verifikimeve ka rezultuar i vjedhur me armë në zonën e Shijakut me 23 shkurt 2023.
Policia pasi ka marrë dijeni për këtë fakt ka nisur verifikimet për gjetjen e gjurmëve të mundshme daltiloskopike për të cilën burimet jo zyrtarë thonë së nuk është arritur deri më tani të provohet se kush dhe përse e ka përdorur.
Teksa hetuesit po vijonë me zbardhjen e vjedhjes së Exchange tani hetimet duke se kanë marrë një tjetër rrugë.
