Aksident në Gjirokastër-Libohovë, raportohet për dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 09:16

Aksident automobilistik në aksin Gjirokaster-Libohovë. Mësohet se një automjet tip “Peugot” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi i shërbimit ku sipas raportimit nga aksidenti janë lënduar 2 persona. Autoambulanca ka transportuar në spital dy të lenduarit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.