Del FOTOJA e Artan Tafanit, i shpallur në kërkim për grabitjen me armë të pikës së këmbimit valutor në Astir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 11:25
Personi që shihni në foto është autori i grabitjes së Exchange në Astir, i cili është shpallur në kërkim.

Gazetari Edison Vatnikaj ka siguruar foton e Artan (Marius) Tafanit, teksa largohet me biçikletë pas grabitjes me armë.
Burime zyrtare bënë me dije se është vënë në pranga shtetasin Enio Meçaj, i cili ka bashkëpunuar me autorin Tafani për të fshehur ngjarjen.
Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ndërsa 39-vjeçari ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi.
Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.


