Përplasen dy mjete në kthesat e Llogarasë, shpëtojnë pa lëndime serioze pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 10:29

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Llogara.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por për fat të mirë pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
