“Po lirohen 30 vende në paraburgimin e 313-tës”, gazetarja paralajmëron arrestime masive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 11:52
Gazetarja e kronikës Anila Hoxha, paralajmëron arrestime të reja në kuadër të dosjes së inceneratorëve.
Përmes burimeve, ajo raporton se Drejtoria e Burgjeve po liron hapësirat në qelitë e paraburgimit, duke i shpërndarë ata që ndodhen aktualisht pas hekurave në Fier dhe në Shkodër.
Sipas saj bëhet fjalë për lirimin e 30 vendeve nga paraburgimi i 313-tës.
“Cfarë pritet të ndodhë ? Burgjet sapo boshatisën 30 vende ne qeli pranë paraburgimit 313. Te paraburgosurit jane shpërndarë në Fier dhe Shkodër”, shkruan gazetarja.


