Makina përplaset me barrierat anësore të rrugës në Korçë-Pogradec, dy të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 13:37
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Sovjan.
Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa do të sqarojë rrethanat e aksidentit.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se mjeti është përplasur me barrierat në anësore të rrugës.
