Prapaskenat e votimit në Kuvend, Rama u largua kur foli Berisha, Basha mbërrin me vonesë, Bardhi debaton me Gogun
Seanca për arrestimin e Arben Ahmetaj u përfshi nga simbolika të forta. Kryeministri Rama I veshur me kostum të bardh u largua teksa në foltore fliste Berisha. Ndërsa Lulzim Basha u ul mes kritikëve brenda fraksionit të tij politik. Sa I përket ministrave Blendi Çuçi la karrigen e ministrit, por edhe Balla nuk u ul me të duke qëndruar mes deputetëve.
Kuvendi ku u dha leja për arrestimin e Arben Ahmetajt nisi me kërkesën për procedurë nga Sali Berisha.
Pikërisht pak sekonda pasi ai nisi të fliste e ku kërkoi që në vend të ish-zëvendëskryeministrin Mbrojtjen ta bënte Edi Rama, ku i fundit vendosi të largohej nga podiumi për në ambientet e brendshme në kuvendit.
Pas Berishës ishte Gazmend Bardhi që në emër të PD paraqiti në 20 minuta herë me nota ironie e herë me akuza qëndrimin e opozitës.
Lulzim Basha erdhi me vonesë në sallë, duke u ulur në mes të kritikëve brenda grupimit të tij, Jorida Tabakut dhe Gazmend Bardhit, ndërsa ky i fundit replika nga vendi i vijoi me Toni Gogun.
I veshur me kostum në ngjyrë të qumështit dhe me një kollare ngjyrë ulliri të hapur, Rama u kthye në sallë kur raportin po e lexonte përfaqësuesi i mazhorancës Arbën Pëllumbi i cili paraqiti argumentet në 23 minuta.
Në vendosjen në sallë Taulant Balla nuk u ul krah ministrave të tjerë, por edhe Blendi Çuçi u zhvendos në mes të deputetëve duke e lënë bosh karrigen e ministrit të Brendshëm.
