Maliqi: Edhe i vetëm trim në luftë! Me 102 dëshmitarë, 3 kallëzime në SPAK, nuk tërhiqem deri sa të kem frymë

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Kucovën deklaroi sot se do të përballet me oligarkun Salillari i vetëm në Gjykatën e rrethit gjyqësor Berat, ndërsa u shpreh se nuk do të tërhiqet nga beteja politike.

"Edhe i vetëm trim në luftë! Përballje ligjore në “Gjykatën e Rrethi Gjyqësor, Berat”, përballë Oligarkut ish/fatorinos Salillari pengmarrës i Hajdarit. S’ka kthim pas! Beteja politike e ligjore kundër abuzimeve, tenderave korruptivë, asfaltit dhe çakullit elektoral, dëmtimit të kodrave e lumenjëve, dhunës së banorëve të Sinecit, shtesave të pallatit pa leje etj. etj. Me 102 dëshmitarë, me 3 kallëzime në SPAK dhe nuk tërhiqem deri sa të kem frymë, kundër këtij Oligarku të pangopur dhe të pashpirt! Derisa paraja i tij të mos blejë më Drejtësinë dhe të mos arrijë të korruptojë këdo! Fati dhe fundi i tij dihet, bashkë me shokët Gjushi, Gjici, Bllako, Tahiri dhe Koka ose arratinë si Beni ecen vet (Ahmetaj)!"