Opozita kërkon që në vend të Ahmetajt në Kuvend të përgjigjet Rama, kryeministri u bën "bisht"

Teksa është duke u diskutuar fati i Arben Ahmetajt dhe kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij, opozita ka kërkuar meqë Ahmetaj mungon, të përgjigjet Rama në vend të tij.

I pari që e ka kërkuar një gjë të tillë, ka qenë deputeti Sali Berisha.

Berisha: Në mungesë të Ahmetajt, pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij, Edi Rama. Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama.

Një kërkese të tillë i është bashkuar edhe kreu i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi i cili e ka akuzuar mazhorancën se po e mbron Ahmetajn.