Kuvendi i jep dritën jeshile SPAK-ut për të arrestuar Ahmetajn, ja sa deputetë votuan pro
Me 117 vota pro asnjë kundër e 3 abstenime, parlamenti votoi heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt, duke I hapur rrugën SPAK për arrestimin dhe kontrollet në banesë.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ai që paraqiti raportin e opozitës duke dhënë detaje nga dosja e SPAK.
Ndër të tjera ai tha se Ahmetaj përdori edhe deputetët socialist për ndryshimin e ligjeve në favor të koncesioneve.
Në emër të socialistëve raportin e lexoi Arben Pëllumbi. Sipas tij opozita përdori rastin dhe zbuloi dokumente që SPAK kishte kërkuar ti mbante të fshehta.
Madje ai theksoi se ndryshe nga sat ha Bardhi, Rama nuk përmendet në dosje
3 deputetët që abstenuan ishin kryetari iPBDNJ-së, Vangjel Dule, ai i PR Fatmir Mediu dhe i PAA Agron Duka.
Ky i fundit shprehet se qëndroi i paanshëm pasi ishte i paqartë duke shtuar se nëse ministrat fajësohen për procedura atëherë nuk duhet te konsiderohen politik, por teknik gjë qe është e pamundur.


