Berisha: Sot Arben Ahmetaj nuk ishte i akuzuar, por prokurori i tyre

Sali Berisha reagoi pas përfundimit të seancës së Kuvendit, që i hapi rrugën arrestimit të Arben Ahmetajt.

Berisha tha se socialistët shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati dhe se Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnin.

“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite. Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim.

Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmetaj, por Ahmetaj ishte prokurori i tyre,” tha Berisha.