Rama thyen “heshtjen” për Ahmetajn: Në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik...

Pas shumë kohësh heshtjeje duket se Kryeministri Rama më në fund do të flasë lidhur më çështjen e arrestimit të Arben Ahmetajt.

Ai shkruan në rrjetet sociale se pasdite në 18.30 do t’i drejtohet opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.

Rama: Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.

Kuvendi votoi sot me 117 vota pro dhe 3 abstenim për të lejuar arrestimin e Ahmetajt nga ana e SPAK-ut.