Emërohet si ministër i Brendshëm, Balla: Do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas votimit me 75 vota pro nga Kuvendi të dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për emërimin e tij si ministër i Brendshëm.

Balla u shpreh se, “do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë”

“Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Balla.