Tragjedia në det ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e mitur, dëshmitarët: Ambulanca mbërriti një orë e gjysmë me vonesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2023, 14:49
Detaje të reja dalin në pah nga ngjarja tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.
Sipas dëshmitarëve okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo.
Sakaq mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.
