Dorëheqje dhe shkarkime, Balla ministri i 6-të i Brendshëm nga 2013
Taulant Balla do të jetë ministri i 6 i Brendshëm që prej vitit 2013 kur Partia Socialiste mori pushtetin. Drejtuesit e kësaj ministrie janë përfshirë prej 10 vitesh në akuza dhe protesta, që kanë rezultuar në dorëheqje dhe shkarkime. Saimir Tahiri mbetet ministri më jetëgjatë në këtë institucion.
Taulant Balla pritet të jetë ministri i 6 i Brendshëm në qeverisjen e socialistëve të drejtuar nga Edi Rama.
Të hënën e datës 10 korrik kryeministri pritet do t’i çojë Presidentit Begaj për dekretim vendimin për shkarkimin e Bledi Çuçit, dhe emërimin në krye të punëve të brendshme të kreut actual të grupit të deputetëve socialiste në Kuvend.
Me përfshirjen në kabinetin qeveritar të Taulant Ballës, një tjetër deputet socialist pritet të marrë drejtimin e grupit Parlamentar
Bledi Çuçi u shkarkua pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ne Kruje, kur familjare te deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan dy qytetare.
Saimir Tahiri ishte Ministri i Parë i Brendshëm dhe më jetëgjati në 10 vite qeverisje të Partisë Socialiste .
Por, një çështje e kushërinjëve të tij të largët i prishi karrierën politike, dhe pak muaj pasi u shkarkua nga kryeministri ndaj tij u ngritën zyrtarisht akuza, dhe më vonë u arrestua.
Vendin e Tahirit në mars të 2017 do ta zinte për një muaj Fatmir Xhafaj, ndërsa në maj pas një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës në krye të ministrisë së brendshme erdhi Dritan Demiraj i cili qëndroi në detyrë deri në shtator të atij atij viti.
Zgjedhjet e atij viti u fituan nga Edi Rama për të dytën herë ndërsa Fatmir Xhafaj do të rikthehej në zyrën e ministrit të brendshëm, por jo shumë gjatë.
Pas disa akuzave nga opozita për të villain, Xhafaj u detyrua të japë dorëheqje në tetorin e vitit 2018.
Në përpjekje për të vendosur në krye të ministrisë së brendshme një figurtë vështirë të atakueshme nga opozita dhe opinion publik, Rama prezantoi në krye të kësaj ministrie jo një person politik por një general ushtrie.
Sandër Lleshi do të merrte detyrën në tetorin e 2018 ndërsa edhe ai do të përballej me akuza të shumta kryesisht për përdorimin e gazit lotjsjellës gjatë protestave për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha.
Lleshi dha dorëheqjen një muaj më pas, ndërsa vendin e tij e zuri Bledi Çuçi, që të shtunën ia la vendin Taulant Ballës me sfidën për të vijuar reformimin e policisë së Shtetit.