Kujdes nga helmimet: Më të rrezikuar fëmijët, rrezik ushqimet e paketuara
Stina e verës dhe rritja e temperaturave bëjnë që fëmijët të jenë më të ekspozuar nga helmimi i ushqimeve të konservuara apo edhe atyre që konsumohen jashtë shtëpisë.
Nga poliklina nr 2 në Tiranë pediatria Sonlia Brati listoi disa nga ushqimet në të cilat duhet bërë kujdes.
"Janë disa ushqime që në këtë periudhë të sezonit veror duhet të bëjnë kujdes. E para janë ushqimet e konservuara, akulloret, prodhimet e detit përbëjnë shpesh herë rrisk për helmime. Fast foodet përbëjnë shpesh rrezik dhe kanë problematika," tha ajo.
Mjekja Brati më tej shtoi se duhet një kujdes i shtuar nga ana e prindërve kur shfaqin simptomat e para.
" Po simptomat mund të jenë të vjellat që mund të jenë disa herë gjatë ditës, që mund të fillojnë gjatë natës. Kryesisht mbajtja e kontaktit me mjekun, ardhja tek ne për vizitë, marrja nga goja si trisoli dhe shurupra specifik që janë për fëmijët, probiotikët për diarrenë. Konsumimi sa më tepër i lëngjeve," tha ajo.
Sipas pediatres jo vetëm ushqimet e konsumuara jashtë mund të sjellin helmim. Edhe ato të gatuara në shtëpi, por që qëndrojnë në një kohë të gjatë në frigorifer, apo jashtë tij mund të bëhen shkak i helmimit.
"Kryesisht u rekomandohet prindërve dhe të rriturve që duhet të konsumojnë ushqime të freskëta dhe të gatuara brenda ditës, jo të mbajtura 2-3 ditë në frigorifer. Probiliteti i helmimit apo kontaminimit është më i madh," tha ajo.
Edhe gjatë viteve të kaluara, në sezonin e verës, qytetarët kanë pasur shqeytësime sa i përket konsumit të ushqimeve pasi nuk i rezistojnë gjatë temperaturave të larta.