Ra në humnerën e Dukagjinit 3 ditë më parë, ndërroi jetë tek ‘Trauma’ Gjelosh Rushaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2023, 09:28
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gjelosh Rushaj i cili u aksidentua të enjten në rrugen e Dukagjinit.
Ai ishte duke u kthyer me kamionçinin e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit, kur mjeti doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Në nëntor të vitit të kaluar familja Rushaj humbi babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj të cilët u përpin nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.
