Masakruan denoncuesit e gurores, mbyllen në qeli pa afat tre të parët e arrestuar të grupit “Rraja”

Gjykata e Tiranës mbylli në burg pa afat tre të arrestuarit e parë të Fisit Rraja që dhunuan barbarisht dy banorë të fshatit Borizanë për shkak të ankesave për një gurorore! Djali dhe vëllai i ish deputetit socialist Rrahman Rraja janë ende në arrati pas sulmit ndaj kushërinjve Maja! Pamjet tronditesë të dhunës, ngjallën reagime të ashpra dhe detyruan dorëheqje e shkarkime në politikë dhe policinë e shtetit

Këta janë vetëm tre nga anëtarët e Fisit Rraja që dhunuan në mënyrë barbare me sende të forta dhe kërcënuan me pistolete në kokë Jashar dhe Bilbil Majën për shkak të denoncimit të veprimtarisë së gurores në Borizanë.

Ineidi e Andi Rraja dhe Eni Kullaj qëndruan kokë ulur pas kafazit të xhamtë të Gjykatës së Tiranës që i la në burg pa afat për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe tentativë për fshehur krimin.

Kujtim Berdaku, pronari i lokalit ku ndodhën aktet e dhunës tronditëse u vendos të hetohet me masën detyrim paraqitje për moskallëzim krimi.

Me dyer të mbyllura Ineid dhe Andi Rraja, përmes avokatit pranuan se kanë qenë të pranishëm në lokalin ku u dhunuan dy kushërinjtë Manja por pretendojnë se nuk kanë ushtruar vetë dhunë.

Mbrojtësi i tyre ligjor kërkoi bëhet individualizimi i veprimeve të të gjithë personave të dyshuar, duke u shprehur pro dënimit të autorëve sipas përgjegjesisë.

Prokuroria e Tiranës theksoi se ndarja e përgjësive konkrete përsecilin nga të akuzuarit do të behet gjatë shqyrtimit të çështjes, pasi aktualisht hetimet janë në fazë paraprake.

Përtej 4 të arrestuarve disa orë pas publikimit të pamjeve të dhunës ndaj kushërinje Manja, në kërkim janë edhe 6 anëtarë të fisit Rraja.

Ende në arrati janë Rexhep dhe Xhelal Rraja, përkatësisht djali dhe vëllai  i ish deputetit Rrahman Rraja.

Përparim Rraja, që rezulton bashkëpronar i Gurores në Borizanë, Flamur Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta po ashtu ende nuk janë përballur me drejtësinë.

Anëtarët e Fisit Rraja sulmuan dhe dhunuan në ambientet një lokali dy kushërintë Jashar dhe Bilbil Maja pasi këta të fundit ishin ankuar për demet në banesa nga shpërthimet e gurores në Borizanë.

Ngjarja u pasua me një valë dorëheqjes dhe shkarkimesh në Politike dhe largimin e drejtuesve Komisariatit të Krujës.