Rrokadë në polici/ Rrumbullaku bën ndryshime në komisariate

Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshme të reja në radhët e komisariateve policore.

Në Vaun e Dejës është emëruar Gjin Vatnikaj i cili me herët ka mbajtur detyrën e shefit te policisë në Has. Në këtë detyre ai zëvendëson Qani Lamin.

Po ashtu disa ndryshme të tjera kanë prekur edhe Tiranën. Osmon Fuqia i cili deri tani ka mbajtur detyrën e shefit të krimeve  në komisariatin nr 4 është emëruar në komisariatin 2 po me të njëjtën detyrë.

Po ashtu shefi i krimeve në komisariatin 2 Andi Deda është emëruar në vend të Fuqisë. 

Po ashtu mësohet se ndryshime do të këtë edhe në javët në vijim në disa komisariate të rëndësishme të vendit