Dhuna barbare e Rrajave ndaj 2 kushërinjve në Krujë, Çuçi: E rëndë dhe e papranueshme, askush mbi ligjin

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas dhunës barbare që anëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve në Krujë, pas një konflikti për guroren në Borizanë.

Ministri shprehet janë të rënda dhe të papranueshme pamjet e dhunës ndërsa shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Më tej Çuçi u shpreh se policia ka arrestuar 4 persona në lidhje me ngjarjen e rëdnë dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerë.