Rritet paga e gjyqtarëve të Kushtetueses, koeficienti 0.97 përqind me pagën e Presidentit

Me vendim të këshillit të ministrave, pagat e anëtarëve të gjykatës kushtetuese janë rritur. Me koeficientit 0.96 të pagës së Presidentit të Republikës. Ata do të kenë gjithashtu edhe shtesa të tjera përveç pagës, për shkak të natyrës së punës.

Me rritjen e pagës së Presidentit, vendim që u miratua në Parlament në 25 maj të këtij viti, automatikisht i është rritur paga dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë të enjte Këshilli i Ministrave mori vendimin për indeksimin e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me koeficientin 0.96 përqind me pagën e Presidentit të Republikës.

Ndërkaq, përveç pagës mujore, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese përfiton një shtesë për shkak të natyrës së veçantë të punës, në masën 58% për qind të pagës.

Ngritje të veçantë, do të ketë edhe për pagën e kryetarit të kushtetueses. Për shkak të pozicionit drejtues kryetarit përfiton edhe 20% shtesë mbi pagën mujore dhe shtesës së një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, indeksimi tjetër parashikohet të bëhet në janar të vitit 2026.

Ndërkaq, rritja e pagës së Presidentit, së bashku me Kryeministrin, ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës publike u miratua në 25 maj në parlament.

Pas debateve të shumta si dhe kundërshtimeve, deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për pagat e tyre, dhe ligji mori 95 vota pro, dhe vetëm tre kundër.