Flet polici Nuhu: Rrajat janë zoti në zonë, më kërcënuan në zyrë me armë bashkë deputetin
Në një intervistë për RTV Ora, ish-polici Emiljano Nuhu u shpreh se klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime.
Ai tha se personat që e kërcënuan më në zyrë i denoncoi që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë.
Nuhu: Në rastin tim nuk u publikuan pamjet se u manipuluan nga politika. Klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime. Është jam kërcënuar nga personi me veshje të zezë në pamje, nga Xhelal Rreja që shihet aty me pistoletë.
Ky person më nxori armën në zyrën time në praninë e politikanëve që përmenda. Personat që më kërcënuan më në zyrë i denoncova që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë. Edhe Rrexhep Rraja që është arrestuar për atentatin e prokurorit dhe Redjan Rraja që e denoncova se më kërcënuan ehte i arrestuar.
