I përfshirë në vrasjen e Sinos në Larushk, Valter Bami kyç gojën në polici

Ky që shikoni në këtë foto është Valter Bami, një prej të ashtuquajturve të Fortët e Niklës

37 vjecari u arrestua një natë më parë nga policia e Trianës nën dyshimin se është i përfshirë në ngjarjen e vrasjës së Ramazan Sinos në Larushk, pasi në dorën e majtë iu gjetën gjurmë baruti.

Ora News mësoi se ai u vu në pranga në fshatin Gres të Niklës me dyshimin e përfshirjes në atentatin me 1 viktimë dhe dy fëmijë të plagosur.

Por 37 vjecari mësohet se ka kycur gojën para hetuesve duke mos pranuar të japë asnjë shpjegim.

Valter Bami thonë burimet refuzoi të përgjigjet edhe për gjurmët e barutit në dorë, duke e pritur kështu në heshtje përballjen me akuzën në Gjykatë ku do të dalë për masën e sigurisë.

Sipas policisë gjetja e barutit në dorën e tij lidhet më dyshimin se ia ka lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Krujës.

Valter Bami, bashkë me të vëllanë Durim Bamin dhe Marklen Hakën, ishin tre personat e parë që u shoqëruan nga Policia në kuadër të zbardhjes së ngjarjes ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtjas.

Arrestimi i tij është referuar në prokurori për vepren penale atë të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit.

Nga ana tjeter policia po vijon kontrollet për gjetjen e shënjesteres së atentati Gentian Bejtjes, i cilii është zhdukur pa gjurmë disa pas tentativës së tretë në vitet e fundit për ta vrarë.

.Dyshimët janë së ky sulm më arë zjarri në banesën e tij ka ardhur si pasojë e konfilkteve më një gruo criminal që operon në Fushë Krujë.

I përfshirë në vrasjen e Sinos në Larushk, Valter Bami
Valter Bami